Ed Sheeran dhe U2 anullojnë koncertet

Ed Sheeran dhe U2 kanë anulluar datat e koncerteve në St Louis për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë pas protestave në qytet për lirimin e një ish-oficieri të bardhë të akuzuar për vrasjen e një burri me ngjyrë.

Grupi iralndez do të jepte koncert mbrëmjen e së shtunës (17 shtator) në The Dome në Qendrën Amerikane ndërsa këngëtari angelz kishte rezeruar koncertin mbrëmjen e së dielës në Qendrën Scottrade.

Policia është shprehur se nuk i garanton dot sigurinë e mjaftueshme  ndërsa zhvillohen protesta të vazhdueshme në qytet.

Qindra njerëz protestuan të premten dhe të shtunën në qendër të qytetit dhe rreth 32 prej tyre u arrestuan.

Megjithatë, për të gjithë ata që i kishin siguruar tashmë biletat për këto dy koncerte, kompensimi do të fillojë nga pikat e shitjes që nga e hëna.

SHKARKO APP