Ed Sheeran heq dorë nga muzika për një arsye të madhe
Këngëtari me famë botërore Ed Sheeran ka njoftuar planet e tij për të lënë muzikë. Ylli i ‘Shape of You’ tha se ambicia e tij për muzikën do të shkojë në zero sapo të këtë fëmijë me të fejuarën e tij Cherry Seaborn.
Sheeran njoftoi fejesën e tij këtë fundjavë.
Çifti janë njohur me njëri-tjetrin që në shkollë dhe tani këngëtari ka vendosur të heqë dorë nga muzika për t’iu përkushtuar familjen së tij të re.
Ai ka thënë se sapo të ketë fëmijë do të largohet nga industria e muzikës.
“Ambicia ime do të shkojë në zero sapo të kem fëmijë,”-u shpreh ylli i muzikës. “Unë do të jem si…. Nuk do të më interesojë më asgjë përsa kohë që do të kem një jetë tjetër për tu kujdesur.”
Por kjo nuk do të pritet mirë nga fansat që adhurojnë këngëtarit, pasi muzika e tij është shumë e preferuar.