Ed Sheeran, i pari në festivalin më të madh të botës
Ylli i popit, Ed Sheeran ka kryesuar në listën e emrave të njohur në festivalin më të madh në botë, Glastonbury. 26-vjecari ka treguar për BBC se ai ishte shumë nervoz dhe i emocionuar në të njëjtën kohë që do ishte para një audience kaq të madhe. Ai u shfaq në skenë me kitarën e tij dhe këndoi disa prej hiteve më të njohura, pa patur nevojën e një bande që ta shoqërojë. Ky është një sukses shumë i madh në karrierën e tij pasi në vitin 2011 ka performuar në një nga vendet më të vogla të festivalit, ku ishin vetëm 500 njerëz duke e dëgjuar.