Ed Sheeran zgjidh mosmarrëveshjen 20 milionë dollarëshe

Ed Sheeran ka arritur të zgjidhë mosmarrëveshjen ligjore me kompozitorët  Martin Harrington dhe Thomas Leonard, mbi autorësinë e këngës së tij “Photograph” të publikuar në vitin 2014.

Në dokumentat e gjykatës të cilat janë siguruar nga MailyOnline, në qershor të vitin 2016 Harrington dhe Leonard, së bashku me HaloSongs kanë ngritur në një padi kundër Ed dhe bashkë-autorit të tij Johnny McDaid duke kërkuar si dëmshpërblim 20 milionë dollarë pasi e kanë akuzuar se ky i fundit ka marrë të gjithë atributet e punës së tyre.

Ed Sheeran është akuzuar se ka kopjuar “notë për notë” këngën Amazing, e cila është kënduar para pesë vitesh nga ish-fituesja e X Factor, Matt Cardle.

Në bazë të vendimit të Gjykatësit James Selena është konfirmuar që çështja është pezulluar pasi këngëtari ka arritur një marrëveshje me dy kompozitorët. Por detaje në lidhje me marrëveshjen e arritur nuk janë dhënë.

“Photograph” doli në vitin 2014, pjesë e albumit Multiply.

SHKARKO APP