Edhe 4 ditë dhe Eleni Foureira do të ndezë “Sheshin Skënderbej”
Ajo na bëri krenarë teksa u rendit në vendin e dytë në “Eurovision Song Contest” që u mbajt këtë vit në Lisbonë të Portugalisë. Këtgëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira pritet të vijë në një kocert madhështor në Tiranë.

Sipas “Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit” Bashkia Tiranë, Foureira pritet të ndezë skenën e “Sheshit Skëndërbej” më datë 28 të këtij muaji orë 20: 00.

Ky koncert është pjesë e turit veror të këngëtares “Eleni Foureira Summer tour 2018” që ka nisur më datë 19 të muajit të shkuar në Qipro dhe do të përfundojë më datë 26 të muajit të ardhshëm në Aleksandri të Greqisë.
Në koncertin në fjalë në Tiranë priten të performojnë dhe këngëtarë të tjerë të njohur shqiptarë si Eugent Bushpepa, Arilena Ara, Dhurata Dora, Ylli Limani, Young Zerka.
KOHA JONË SONDAZH

