Edhe Dua Lipa pjesë e ceremonisë së inaugurimit të presidentit amerikan, Joe Biden

Përgatituni të kërceni me këngën e Dua Lipës në ceremoninë e sotme të inaugurimit të presidentit amerikan, Joe Biden.
Presidenti dhe zv/Presidentja e zgjedhur Kamala Harris publikuan listën e këngëve që do performohen gjatë ceremonisë virtuale dhe mes tyre është edhe Levitating e Dua Lipës.

Lista me 46 këngë ka për qëllim të pasqyrojë ndjenjat e bashkimit, bashkëpunimit dhe unitetit.

“Zgjedhja e këngëve përfaqëson diversitetin e tonë, forcën dhe qëndrueshmërinë tonë ndërsa presim një epokë të re për Amerikën,”- tha ekipi i Biden e Harris.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se këndimi i Himnit Kombëtar iu është besuar këngëtares Lady Gagës, ndërsa priten performanca virtuale nga Demi Lovato dhe Jennifer Lopez, si edhe këngëtarë të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?