Edhe konkursi Miss B. është manipuluar (FOTO)

Organizatorët e Miss Bum Bum në Brazil kanë skualifikuar një prej pjesëmarrëseve pasi akuzohet për manipulim të votimit.

Livia Santos dyshohet të ketë ndërhyrë në sistemin e votimit duke kaluar votat në favor të saj.

Santos ka thënë se nuk është vërtetë, por thjesht ka punësuar njerëz që të votojnë për të.

Ajo madje ka deklaruar se do të ngrejë padi kundër organizatorëve te eventit, pasi thotë se ata ishin në dijeni të faktit që ajo kishte punësuar njerëz për të votuar për të prej dy muajsh.

Ajo madje ka thënë se gjyqtarët i kanë kërkuar para për t’a shpallur atë fituese.

E vërteta pritet të dalë në dritë në ditët në vijim, megjithatë konkursi ka ngelur me një të pasme më pak!

SHKARKO APP