Edhe njëherë bashkë: Ish-çifti s’po largohen nga njëritjetri edhe pse janë ndarë
Selena Gomez dhe Justin Bieber, edhe pse i anë dhënë fund lidhjes së tyre, është miqësia ajo së cilës s’po mund t’i japin fund assesi. Ata janë parë sërish nën shoqërinë e njëri tjetrit, duke porositur mëngjes në një restorant të dielën. Dyshja janë fotografuar së bashku në një restorant në Kalifornia, dhe kjo s’është hera e parë që ata të dy kanë dalë.
Selena e Justin, janë takuar edhe javën e kaluar në shtëpinë e këngëtares, ku kanë qëndruar bashkë për ca kohë. Dhe një gjë e tillë, sipas burimeve të gazetës TMZ pranë këngëtares, nuk e ka penguar aspak të dashurin aktual të saj The Weeknd, pasi lidhja e tyre po vazhdon të jetë e fortë, edhepse ajo është shoqëruar me Bieber, të cilin e ka ish të dashur. /Prive.al