Edhe pse humbës, McGregor di si të festojë
Luftëtari i arteve marciale mikse, Conor McGregor ka harxhuar një shumë të mirë parash, ndërsa festonte në martesën e mikut të tij të ngushtë nga fëmijëria në Ibiza. Ka kaluar vetëm një javë nga sfida e madhe me Floyd Mayweather ku ky i fundit u shpall fitues, por McGregor nuk u largua pa para. “Shumë zhurmë për dy miq të fëmijërisë që po martohen në Ibiza. Urime për Tom dhe Emma, sigurisht për të dy. Le të festojmë sot”, shkruajti ai në Instagram. Sipas fotografive të publikuara, duket se ai ka shijuar gjithcka me miqtë e tij, ndërsa thuhet se pijet kanë qenë të paguara nga ai.