Edhe pse miqtë e tallin, Bebe Rexha vazhdon të kërcejë twerk

Një ndër këngëtaret me famë botërore, Bebe Rexha që sjell bashkëpunime me emra të njohur hollivudianë nuk harron që të japë mesazhe të ndryshme për ndjekësit e saj.

Sot, ndërkohë që pranon se nuk është e mirë në lëvizjet e kërcimit që i bën shpesh në koncerte, ajo i tregon të gjithëve se nuk duhet të lejojnë të tjerët që t’i dekurajojë.

“Mos i lejoni personat që ju urrejnë t’ju hedhin poshtë. (E di që tëerk është i vdekur, është kërcimi i vetëm që di përvec Macarena,” – shkruajti 28-vjeçarja.

Bebe Rexha ka kërcyer nën ritmet e këngës së Post Malone, ndërkohë që miqtë e saj po e filmonin duke e tallur për lëvizjet e saj provokuese me të pasme.

Pas kësaj, ajo na tregoi se klipi i saj muzikor për këngën ‘Meant to be’ do vijë me 23 tetor.

/

SHKARKO APP