Edhe pse miqtë e tallin, Bebe Rexha vazhdon të kërcejë twerk

Një ndër këngëtaret me famë botërore, Bebe Rexha që sjell bashkëpunime me emra të njohur ndërkombëtarë nuk harron që të japë mesazhe të ndryshme për ndjekësit e saj. Dje, ndërkohë që pranon se nuk është e mirë në lëvizjet e kërcimit që i bën shpesh në koncerte, ajo u tregoi të gjithëve se nuk duhet të lejojnë të tjerët që t’i dekurajojë. “Mos i lejoni personat që ju urrejnë t’ju hedhin poshtë. (E di që twerk është i vdekur, është kërcimi i vetëm që di përveç Macarena-s”, shkruajti 28-vjeçarja. Bebe Rexha ka kërcyer nën ritmet e këngës së Post Malone, ndërkohë që miqtë e saj po e filmonin duke e tallur për lëvizjet e saj provokuese me të pasmet. Pas kësaj, ajo na tregoi se klipi i saj muzikor për këngën “Meant to be” do vijë me 23 tetor.

https://www.instagram.com/p/BaZHE3JATbW/

SHKARKO APP