Edhe pse në burg, reperi i dhuroi të dashurës një Rolex për ditëlindje

Ç’ju dhuroi partneri/partnerja për ditëlindje? Tekashi 6ix9ine i bleu të dashurës një rolex. Dhe kini parasysh që është në burg.

Sipas TMZ, reperi surprizoi të dashurën e tij, Jade, me një orë jashtëzakonisht të shtrenjtë për ditëlindjen e saj të 22-të. Në një mënyrë a në një tjetër, orkestroi gjithçka nga burgu.

Tekashi zgjodhi një orë 35 mijë dollarëshe disa javë më parë dhe e personalizoi me diamantë 24 karatësh. Si ia dha Jade, do thoni ju? Argjendari, JimmyBoi ia dorëzoi personalisht. Duke marrë parasysh postimet e Jade, i ka pëlqyer shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ditëlindja më fantastike,” shkruajti në një postim. ”Falemninderit zemër, je më i miri edhe kur s’je pranë meje. Faleminderit JimmyBoi për orën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://twitter.com/__ohsoyoujade/status/1067657767404609536

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?