Edhe Rovena Dilo e zhgënjyer nga festivali në RTSH: Vaçe Zela më vlerësoi…

Këngëtarja shqiptare Rovena Dilo ka rrëfyer sipas saj prapaskenat e festivalit të RTSH-së.

Në “Vizion Plus” ajo është shprehur se kryetarja e jurisë Vaçe Zela për këngën e saj “Ante” e vlerësoi me pikët maksimale, por theksoi se loja e nëndheshme u bë brenda festivalit.

Ndër të tjera Rovena Dilo rrëfeu se përse kënga e saj “Ante” nuk u fut në konkurrim në natën finale duke u shprehur se aty ekzitojnë klane të caktuara që ta bëjë të vështirë rrugën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vaçe Zela kishte menduar të ma jepte mua vlerësimin maksimal, 20 pikë, si kryetare e jurisë, pasi si e tillë ajo jepte 20 pikë në raport me 10 pikë që jepnin anëtarët e tjerë. Ndërkohë siç duket, si në çdo festival që ka lojëra të nëndheshme, unë nuk duhej të isha natën e fundit ndaj dhe nuk dola në konkurrim natën e fundit, duke mos prishur punë të klaneve të caktuara që ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë. Këngët e mira gjithmonë vlerësohen, dhe këngëtarët e mirë gjithmonë mbeten. Nuk ka çmim në botë që ti ç’bëj ata”, është shprehur ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që pak ditë më parë çifti i artistëve shqiptarë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzuan regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko se e kanë përcaktuar se kush do ta fitojë festivalin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?