Edhe stilisti francez mbron kafshët, heq dorë nga peliçet

Stilisti francez Jean Paul Gaultier i shtohet listës së gjatë të markave të modës që heqin dorë nga peliçet dhe veshjet e lekurës për të mbrojtur kafshët. Lajmi u dha nga vetë stilisti gjatë një inervistë në televizionin Canal+ në emisionin, “Bonsoir”.

“Është e shëmtuar për t’u pranuar por është e vëtetë që një peliçe e bërë me gëzofin e një kafshe është më sensuale sesa një sintetike. Por ne mund të gjejmë mënyra të tjera për t’u ngrohur në dimër. Në do të shkojmë drejt një rruge krijuese që nuk dëmton kafshët”- ka thënë stilisti i njohur.

Këmbëngulja e “PETA”( Shoqata e mbrojtjes së kafshëve) ka bërë që shumë stilistë dhe firma të njohura të heqin dorë nga vrasja e kafshëve dhe të përdorin lëkurën e gëzofin e tyre për veshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër to përmendim firma të njohura si Armani, Versace, Ralph Lauren, Gucci, Burberry. Por edhe markave si Asos, H & M, GAP, Diane von Furstenberg, Bershka, Adidas, Zara, Mango dhe Cos etj. Ështe një listë e gjatë me mbi 280 marka që i kanë dhënë një kthesë prodhimit të tyre të veshjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?