Egla përfshihet në ”sherrin” mes Luizit dhe Deas: Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë

Luiz Ejlli i cili u dënua me një vit burg për falsifikim dokumentesh, vijon që të shkaktojë ”tërmet” me reagime në rrjete sociale. Dea Mishel e thumboi hapur fituesin e edicionit të dytë të Big Brother, ku ishte pjesëmarrëse ishte edhe vetë. Në këtë mes u përfshi edhe fituesja e edicionit të tretë, Egla Ceno. Luizi dhe Dea kanë qenë rivalë edhe gjatë kohës sa ishin në Big Brother.

”Thonë shokun zgjidhe më mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Prostitcioni apo falsifikimi”,-shkruajti Dea. Pas kësaj, Luizi reagoi duke thënë: ”Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës”. Fotoja shoqërohej edhe me këngën “Oj lulija jonë me limona”. Fotoja nuk është më në Instagram-in e Luizit, i cili mesa duket e ka fshirë atë.

Egla, përmes një postimi në Instagram, u shpreh: ”Sa mirë me qenë mEshkull në vendin tonë, mund të thuash ç’të të dojë “asllani” dhe nuk të gjykon këmbë robi, përkundrazi, gajasen me “folklorin” shumëngjyrësh”, duke përdorur te fjala “mEshkull” nistoren e Luizit.

 

SHKARKO APP