Egli doli nga Big Brother, njerëzit shpërthejnë kundër Gjestit

Largimi i Eglit nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka shkaktuar reagime të forta jo veç mes banorëve, por edhe tek publiku. Shumë njerëz kanë shpërthyer në kritika të ashpra ndaj Gjestit, duke e konsideruar atë si shkaktarin kryesor të përkeqësimit të gjendjes së saj emocionale dhe shëndetësore.

Pasi Egli u largua, Gjesti u pa duke bërë një monolog në oborr, ku i kërkoi falje Eglit dhe familjes së saj. Ai pranoi se sjellja e tij kishte qenë e ashpër, por pretendoi se e kishte bërë këtë për të mos lejuar Eglin të arrinte në gjendje të rënduar. Më vonë në një bisedë me Shkëlzenin, tha se e ka të dashur. Deklaratat kontradiktore kanë shtuar zemërimin e publikut, i cili e akuzon Gjestin për hipokrizi dhe manipulim emocional.

”E kam mbështetur në ”Big Brother VIP Kosova”, por këtu tregoi veten e tij të vërtetë! Një herë e donte, një herë jo. Një herë e përqafonte, një herë nuk kishte ndjenja. Shprehu në prime që janë së bashku, pastaj tha që nuk ka ndjenja. Çfarë njeriu është ky? A ka ndjenja? Më vjen keq për të gjitha lekët që kam shpenzuar deri tani për këtë, vetëm shpresoj të dalë, nuk dua ta shoh fare”,-shkruan dikush. “I ke humbur vlerat,” lexohet në një tjetër koment.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë ndjekës shkruajnë se Gjesti nuk ka shfaqur empati për situtën me Eglin, përkundrazi e ka përdorur atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?