Egli i kthen ”kunjat” Gjestit me disa foto

Egli Tako dhe Gjesti janë dyshja më e komentuar në showbizz. Çdo detaj nga ata bëhet menjëherë viral. Së fundmi Egli është shfaqur e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa përshkrimi që ka përdorur ka tërhequr vëmendje të madhe ajo ka shkruar “natën e mirë”, një frazë e njohur për ndjekësit e Gjestit, pasi është një ndër thëniet e tij më të përdorura.

Ky detaj ka bërë që shumë fansa të mendojnë se mes Eglit dhe Gjestit mund të ketë ndodhur një ribashkim, pas ndarjes që ata e bënë publike pas përfundimit të spektaklit. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Gjesi gjatë një koncerti në skenë, mbante një bluzë me fytyrën e Eglit të cilën ia kishin dhuruar fansat, dhe e puthi publikisht një gjest që u interpretua nga ndjekësit si sinjal ndjenjash të pazhdukura.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë deri më tani, postimi i fundit i Eglit ka shtuar zërat se mes tyre mund të ketë një afrim të ri. Mbetet për t’u parë nëse ky është vetëm një flirt publik apo një kthim i vërtetë i një historie që nisi para kamerave të BBVA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?