‘Ehhh moj Adelë, ta dije…Shikoje tani dhe qesh me të gjithë’
Ndarja e papritur nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani la pa fjalë shumë të afërm, miq kolegë e të njohur të saj. Këtë mëngjes e prisnin në punë, por u njohën me lajmin e kobshëm për vdekjen e saj në banesë, e vetme, si pasojë e një ataku kardiak.
Adelajda do të niste më 15 nëntor emisionin e saj, që do të quhej “Shtëpia e Adelës”. Të shumë ishin kolegët dhe drejtuesit e saj në mediat e ndryshme ku ajo punoi, të cilët shkruan reshta prekës për ndarjen nga jeta të saj, në një moshë kaq të re, vetëm 31 vjeç.
Por një gazetar, në fakt ka prekur anën tjetër të profesionit të gazetarisë, duke shkruar për problematikën e shumtë në këtë sektor, shpesh pa siguracione, me orare të gjata në punë pa pagesë etj. Gazetari Kreshnik Mersinllari, shkruan se ndoshta të gjitha fjalët për Adelën, tashmë që ajo nuk është më në këtë botë, nuk janë dhe aq të sinqerta, përaskohë siç media funksionon në shumicën e rasteve në Shqipëri, gazetarët nuk janë të shpërblyer për punën e tyre. Dhe ndoshta as Adela nuk bënte përjashtim!
“Ehhh moj Adelë, ta dije sa të kanë dashur. Sidomos shefa redaksish. Të gjithë këmbëngulnin të të merrnin në punë, të paguanin shuma të mëdha për ty, të lidhnin kontrata të rregullta pune, të paguanin siguracionet, të të jepnin pushimet vjetore sipas Kodit të Punës, të mos të të mbanin mbi 8 orë në punë, të të çonin me trajnime, e shumë të tjera. Port ti zgjodhe të shkoje sa në një redaksi në tjetrën, sepse nuk arrite do të shikoje gjithë këtë mirësi. Shikoje tani dhe qesh me të gjithë”, shkruan kolegu i saj në rrjetin social Facebook.
Adela u nda nga jetë në banesën e sajnë zonën e Freskut ku jetonte e vetme. Ajo u bë e njohur për publikun shqiptar me pjesëmarrjen në edicionin e dytë të “Big Brother Albani”a, ku spikati për çiltërsinë dhe sinqeritet e saj, me një guxim për të thyer tabutë dhe mentalitetin e qytetit të vogël të Kavajës prej nga ajo vinte.