Elcin Sangu zgjidhet si përfaqësuese e një çështje me rëndësi globale

Elcin Sangu do të bëhet pjesë e fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit. Simbol i kësaj fushate është topi rozë i basketbollit i cili këtë vit do të mbahet nga Elcin Sangu. Të tjera personazhe publike të viteve të mëparshme kanë qenë Beren Saat, Berguzar Korel dhe Sinem Kobal.

Në ndeshjen e basketbollit të këtij viti, e cila do të zhvillohet më 12 tetor, do të jetë flokëkuqja e “Dashuri me Qira” përfaquësuese e kësaj kauze të madhe.

“Jam shumë e lumtur që unë do të jap kontributin tim në këtë kauzë. Është e rëndësishme të theksohet se sa më parë të njihet ky problem, aq më shumë jetë do të shpëtohen. Shpresoj shumë të rris sado pak ndërgjegjësimin e çdokujt mbi shëndetin e gruas.” – është shprehur Elcin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktorja e suksesshme ka shtuar gjithashtu: “Është e rëndësishme kontrolli i rregullt për të parandaluar kancerin e gjirit. Ajo është një sëmundje e cila mund të mposhtet. Çdo grua duhet t’i kushtojë rëndësi dhe të kryejë kontrolle të herëpashershme”.

Swiss Digital Mobile Reklama

tring

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?