Eleni dhe Eugenti në finale. Takimi në skenë një magji (VIDEO)

Mbrëmjen e së martës, Eugent Bushpepa ndezi zemrat e shqiptarëve kudo në botë, me performancën e këngës ”Mall” në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit, nga ku siguroi biletën për të vijuar garën në natën finale të së shtunës, në skenën e madhe në Lisbonë të Portugalisë.

Një zë brilant, dhe një skenografi e zjarrtë, bëri që kënga “Mall” të marrë duartrokitje pafund. Ndriçimi i skenës alternohej mes blusë së thellë dhe të kuqes. Në momente të caktuara, gjithçka errësohej për t’i dhënë më shumë vëmendje këngës. Notat e larta Bushpepa i arriti mrekullisht pa u munduar, s’kishim dyshime.

Përveç Bushpepës, edhe përfaqësuesja e Qipros, Eleni Foureira siguroi finalen e madhe, që do të mbahet të shtunën. Këngëtarja me origjinë shqiptare, shkaktoi jo pak polemika në Greqi pas simblolit të shqiponjës me Eugentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Momente emocionuese ishte kur emri ”Albania” u tha nga prezantueset për të shkuar në natën finale. Siç shihet edhe në këtë video, Eleni ka uruar përzemërsisht Eugentin, paçka se përfaqëson Qipron dhe është shtetase greke, Eleni është me origjinë shqiptare, dhe këtë e ka pranuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pasi publiku u njoh me 43 këngët pjesëmarrëse të edicionit të 63-të të Eurosong-ut, përfaqësuesja e Izraelit, Netta me këngën ”Toy”, ka qenë në top listat për të fituar këtë edicion të Eurosong-un, por rezultatet kanë ndryshuar.

Duket se zjarri i Elenit ka marrë në kohë rekord, pëlqimin e fancave të ”çmendur” të Eurovisionit, të cilët e kanë renditur 31-vjeçaren, në parën në sondazhet online. Në sondazhin e fundit të Wiwibloggs,(faqja më e madhe e fancave të Eurovisonit) Eleni kryeson, duke kthyer sytë e Europës dhe të Australisë nga këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ky interesim ndaj Elenit, është shtuar që pas provës së parë gjenerale, dhe më tej me simbolin e shqiponjës mes saj dhe Eugentit, që ”tërboi” për disa ditë shtypin grek.

Pa shumë fjalë, shihni çfarë bëri mbërmë ”Fuego”.

Eleni Foureira - Fuego - Cyprus - LIVE - First Semi-Final - Eurovision 2018

Dhe ”Mall”!

Eugent Bushpepa - Mall - Albania - LIVE - First Semi-Final - Eurovision 2018

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?