Eleni Foureira koncert në Tiranë

Eleni Foureira, e ”dogji” skenën e Eurovision-it, aty ku tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën. Edhe pse ka kaluar një muaj nga festivali Europian i Këngës, Foureira vijon të shijojë sukseset e këngës së saj ”Fuego”.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka zbuluar së fundmi datat e turit të saj veror në Europë. Pjesë e listës është edhe një koncert në Tiranë, ku Eleni do të performojë më 27 korrik.

Të tjera koncerte, këngëtarja shqiptare ka planifikuar në Barcelonë, Madrid, Ibiza, Amsterdam, Londër dhe Stokholm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Ermal Metës dhe Rita Orës, Eleni Foureira është këngëtarja e tretë shqiptare me famë ndërkombëtare që do të performojë në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?