Eleni Foureira mban sonte koncert në Tiranë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira do të mbajë sonte një koncert në Tiranë, para publikut shqiptar në sheshin ‘Skënderbej’.

Përfaqësuesja e Qipros në Eurovizion është nisur pasditen e sotme nga aeroporti i Athinës e shoqëruar nga kuzhinieri Renato Mekolli, i cili publikoi në profilin e tij në ‘Instagram’ edhe një foto me këngëtaren.

“Dy fierakët bashkë. Me artisten Eleni Foureira , sot do të performojë për të gjithë shqiptarët në Sheshin ‘Skënderbej’. Para pak muajsh, ajo dhe dy shqiptarët e tjerë: Bushpepa dhe Meta ngritën peshë zemrat e bashkëkombasve tanë në skenën e Eurovizion dhe Eleni megjithëse shumë afër fitores arriti të pozicionet e dyta”, ka shkruar Makolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në koncertin e sotëm priten të performojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptarë si Eugent Bushpepa, Arilena Ara, Dhurata Dora, Ylli Limani dhe Young Zerka.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/Blp_Rj0HkZ5/?taken-by=renatomekolli

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?