Eleni para 10 milion njerëzve: Jam Shqiptare (VIDEO)

Kush e ka ndjekur këtë vit Eurovision-in, me siguri e ka kuptuar se në finalen e madhe të së shtunës, në Lisbonë të Portugalisë do të ngjiten tre shqiptarë. Eugent Bushpepa me ”Mall” që përfaqëson Shqipërinë, Ermal Meta që garon me flamurin Italian dhe Eleni Foureira, artistja me origjinë shqiptare, e rritur në Greqi, por që përfaqëson Qipron.

Eleni për shumë vite e ka mbajtur të fshehur faktin se është shqiptare, por vitet e fundit ka treguar se paragjykimi në Greqi ndaj shqiptarëve është i madh, dhe kjo e ka penguar për të rrëfyer kush është.

Por tashmë Eleni jo vetëm që e pranon me krenari që është shqiptare, por ka patur edhe koncerte në Tiranë, ndoshta pas Eurovisionit kërkesat do të rriten. Artistja e cilësuar si Beyonce e Greqisë, është ndër favoritet për të fituar Eurosongun.

Por mbrëmë ndodhi diçka e bukur. Para 10 milion njerëzve, ajo u ftua për të realizuar një video live në Instagram me makeup artisten e njohur NikkieTutorials, e cila ndiqet nga 10 milion njerëz. Në këtë video, Eleni tregon si po e përjeton këtë moment, ku nuk ka nguruar të tregojë se është Shqiptare, e rritur në Greqi dhe që në Eurovision përfaqëson Qipron. Të shtunën shqiptarë do të jenë të ”ngujuar” para ekranit, duke shijuar performancat e tre artistëve.

”Feugo” i Elenit ka marrë në kohë rekord pëlqimin e fancave të ”çmendur” të Eurovisionit, të cilët e kanë renditur 31-vjeçaren në parën në sondazhet online. Në sondazhin e fundit të Wiwibloggs, (faqja më e madhe e fancave të Eurovisonit) Eleni kryeson, duke kthyer sytë e Europës dhe të Australisë nga këngëtarja me origjinë shqiptare.

Ky interesim ndaj Elenit, është shtuar që pas provës së parë gjenerale, dhe më tej me simbolin e shqiponjës mes saj dhe Eugentit, që ”tërboi” për disa ditë shypin grek. Shqiptarët si asnjëherë më parë.

Redjon Shtylla

https://www.instagram.com/p/BinSDV0hgnm/?taken-by=redjonshtylla

SHKARKO APP