Elgit Doda i lutet ‘asaj’
Producenti i njohur shqiptar, Elgit Doda ka publikuar projektin e fundit muzikor të titulluar ‘Asaj’.
Është një baladë ritmike që ka sjellë ai për këtë sezon, por nuk dihet nëse është dedikim për një person të vecantë.
“I lutem asaj, ta dua dhe pak
Se lamturimën dot unë jo nuk e mbaj
Dhe pse faj jo nuk kam
I lutem asaj, me lër dhe pak në zemër të të mbaj”– thotë ai në një pjesë të tekstit, ndërsa muzikën e ka kompozuar vetë.
Duket se kjo këngë është pritur mirë nga publiku, të cilët kanë shprehur se mezi e kanë pritur publikimin e saj.