Elhaida Dani braktis rolin e saj në ”X Factor”

Spektakli ”X Factor Albania 6” nis nesër, por një ndryshim i papritur ka trazuar formacionin e jurisë vetëm 24 orë para startit.

Pasi u njoftua largimi i këngëtares Elhaida Dani, produksioni ka zbuluar se vendin e saj do ta zërë një figurë shumë e dashur për publikun shqiptar: Soni Malaj.

Ajo rikthehet në panelin e jurisë pas një pauze të gjatë, duke rifituar rolin që mbajti më parë në sezonin e dytë dhe të tretë të këtij talent show. Në këtë edicion, Soni do të drejtojë sërish kategorinë e djemve, duke u bërë për herë të tretë mentore e kësaj kategorie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi për zëvendësimin e Elhaida Danit, e cila gjithashtu ishte caktuar të udhëhiqte kategorinë e djemve, mbetet ende i paqartë, pasi produksioni nuk ka dhënë detaje rreth arsyeve të largimit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?