Elhaida Dani çeli Festivalin e Këngës me një fustan si vepër arti nga dizanjeri Etnik Shala
Mbrëmjen e së mërkurës u çel nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSH në edicionin 64, dhe me performancë nga drejtoresha artistike, Elhaida Dani. Përpos këngës së kishte përzgjedhur ”Pyes Lotin”, vëmendje mori edhe fustani që në trupin e Danit është si një vepër arti, një krijim shqiptar që është pëlqyer nga audienca dhe nga komentet në rrjete sociale.
Fustani ngjyrë blu është krijim nga dizanjeri i njohur nga Kosova, Etnik Shala. Ai njihet për mënyrën sesi i integron elementet e kulturës shqiptare dhe traditës në koleksionet e tij, si përdorimi i motiveve etnografike dhe interpretimeve bashkëkohore që pasqyrojnë identitetin dhe historinë.
Disa nga koleksionet më të përmendura të tij përfshijnë “Etnikografi”, “Symphony of Flower” dhe projekte si koleksioni kushtuar këngëtares ikonë Nexhmije Pagarusha, ku ai solli një mënyrë unike për të nderuar personalitete të kulturës shqiptare. Shala ka fituar çmime të rëndësishme si Grand Prix dhe Big See Award, duke e vendosur vepër dhe stilin e tij në nivele rajonale dhe më gjerë.
KOHA JONË SONDAZH

