Eli Fara thyen heshtjen, ja e vërteta për “prishjen” e fejesës së vajzës sime
Të gjithë e njohin Marina Farën si vajzën e këngëtares Eli Fara, por edhe nga setet e fotove provokuese në rrjetet sociale. Vëmendja e madhe mediatike që Marina ka marrë kohët e fundit është fokusuar kryesisht në statusin e saj privat.
E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të promovuar klipin e saj të ri, Eli Fara është përballuar edhe me disa pyetje nga publiku, ndër to edhe ato për vajzën që e ka pikë të dobët.
Eli thotë se përpiqet që të mos u japë rëndësi, por, natyrisht, si ҫdo prind, edhe ajo nuk ndihet mirë për komentet e jetës së saj në media e portale: “Për mënyrën se si i sjellin të tilla lajme, askujt nuk i vjen mirë, sidomos prindit. Unë mundohem të mos u kushtoj rëndësi këtyre komenteve. Për mua është e pakuptimtë të merresh me jetën private të një njeriu që, për më tepër nuk është personazh publik. Ajo nuk është personazh publik dhe nuk ka nevojë për t’u komentuar nga të tjerët…” – thotë Eli duke iu referuar lajmeve të fundit për Marinën.