Eli Fara tregon arsyen pse nuk martohet…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara ka treguar arsyet pse nuk është martuar përsëri. Në një intervistë për Kosovaren, Eli Fara ka thënë nuk donte të rrezikonte të ndahej përsëri të cilën e quan gjë si të rrezikshme.

“Mund edhe të martohesha dhe të më binte prapë diçka shumë zhgënjyese si në martesën e parë dhe pastaj t’i bija kokës me grushte e t’i thosha vetes: Oh zot! Pse e bëra prapë.

Kur jam vetëm më duket sikur ndjehem më rehat dhe e administroj mirë të gjitha ato prioritetet e mia. Kështu të paktën nuk ia vë fajin askujt, dhe domosdo më mbetet mua. Jam më e kënaqur kështu”,- ka thënë Eli Fara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa vetëm një vit më parë, këngëtarja rrëfente problemet me martesën e parë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë jam martuar shumë e re dhe jam bërë nënë kur isha vetë fëmijë. Më pas kur vajza ishte vetëm pak muajshe, kam bërë anulimin e martesës. Ishte një martesë e dështuar. Mendoj se ka qenë një zgjidhje e mirë për të dyja ne’’ – është shprehur këngëtarja e famshme, e cila megjithatë duket një nënë e lumtur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?