Elia Zaharia: Dasma, kujtim i bukur për shqiptarët
Aktorja Elia Zaharia ditën e djeshme kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me princin Leka II.
Tashmë Elia quhet Princesha e Shqiptarëve dhe dasma e saj me princin ka qenë në vëmendjen e të gjithëve.
Vetëm pak orë pas ceremonisë, aktorja ka postuar foton e parë nga dasma. Nëse të gjithë prisnit një deklaratë dashurie atëherë do të surprizoheni. Dedikimi i parë pas martesës nga Elia shkon për…shqiptarët. Për Elian është e rëndësishme që dasma e saj me princin të mbetet një kujtim i bukur për Shqipërinë dhe shqiptarët.