Elia Zaharia ndryshon totalisht (FOTO)
Në përditshmëri, Elia Zaharia mjaftohet me pak rimel dhe buzëkuq në tonet e vishnjes dhe pothuajse të njëjtin stil minimalist mban edhe nëpër evente apo takime zyrtare. Megjithatë duket se Elia vendosi të dilte pak nga vetja. Siç mund ta shihni videon në vijim të postuar nga artistja e make up-it Ujvara Hajdari, ndryshimi është i dukshëm. Në një tjetër video, ku duket teksa fotografohet nga Anjeza Dyrmishi, Elia shfaqet me një fustan të kuq me motive popullore. Edhe këtu vërehet ndryshimi. Ndjekësit nga ana tjetër e krahasojnë me aktoren italiane Sabrina Ferilli, disa thonë se “ngjan shumë me të ëmën”, Yllka Mujon, të tjerë thonë se “kanë pritur shumë që ta shohin Elian kështu”, ndërsa shumica thekson se “është një yll i bukur” me ose pa make up.
https://www.instagram.com/p/B8y2Zb_Hz5j/