Elif sërish drejtë altarit

Pasi i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak gjatë qershorit të këtij viti, aktorja e njohur turke Tuba Büyüküstün e njohur për publikun shqiptar me rolin e Elifit në telenovelën ‘’Diamantë dhe dashuri” dhe të Syhanit në ‘’Xhesuri dhe e Bukura”, ka vendosur të veshë sërish fustanin e bardhë. Sipas shtypit turk nuk bëhet fjalë për ndonjë skenë të shkëputur nga xhirimet e ndonjë telenevole të ardhshme, por një hap të përbashkët me  biznesmenin Umut Evirgen. Sipas portaleve rozë ceremonia do të zhvillohet në javën e parë të 2018-ës, në konsullatën turke në Romë, ndërsa festa me rrethin e ngushtë do të mbahet në shtëpinë e producentit të mirënjohur turk Ferzan Özpetek. Miqësia e Tubas dhe Ferzan lindi pas përzgjedhjes së 35-vjeçares si aktore kryesore në filmin ”Rosso Istanbul”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?