‘Elifi’ në zi , humb njeriun më të shtrenjtë
Aktorja turke Hatice Sendil u bë e njohur në Shqipëri nga seriali “Një pjesë e imja”, një serial shumë i ndjekur ku Sendil kishte rol kryesor me emrin “Elif”.
Për aktoren bukuroshe sot është një ditë e dhimbshme pasi babai i saj ka humbur jetën.
Babai i aktores u varros dje në provincën Andizli në Antalja.
71 vjeçari po kalonte rrugën me një biçikletë elektrike kur një automjet e ka përplasur. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mund të shpëtonte. Aktorja ka sjellë në jetë fëmijën e parë vetëm dy muaj më parë.