Elijona befason për keq, nuk e di çka është FSK dhe nuk i njeh figurat historike

Gjatë një sfide të zhvilluar në ”Big Brother Kosova Vip 4”, Elijona u përball me një lojë që kërkonte njohuri të gjerë për figurat dhe institucionet shqiptare. Sfida e bazuar në foto i kërkonte pjesëmarrëses të identifikonte persona dhe institucione të njohura të vendit, por rezultati i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

Elijona nuk arriti të tregonte se çfarë është FSK-ja, Forcat e Sigurisë së Kosovës, dhe nuk njohu disa nga figurat më të njohura publike, përfshirë Ilir Shaqirin, Ismail Qemailin dhe ish-presidenten Atifete Jahjagën, edhe pasi i kishin treguar fotot e tyre.

Ky moment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi njohuritë e kufizuara të banores për historinë, politikën dhe institucionet e vendit. Episodi rikujtoi edhe një herë se Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm një lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një pasqyrë e njohurive dhe perceptimeve që banorët kanë për vendin dhe figurat e tij publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?