Elizabeth II do të varroset me dy bizhuteri sentimentale
Vdekja e monarkes britanike, po pushton mediat me lajme, ku çdo detaj merr vëmendje. Në morinë e dhjetëra lajmeve ditore, mësohet se Mbretëresha Elizabeth II, do të varroset duke mbajtur vetëm dy bizhuteri sentimentale.
Monarkja e cila vdiq në moshën 96-vjeçare më 8 shtator pas 70 vite në fron, do të prehet duke mbajtur veç brezin e saj të dasmës nga floriri uellsian dhe një palë vathë me perla.
Unaza e fejesës së familjes mbretërore, me diamante të marra nga një diademë në pronësi të nënës së princit Philip, nëna e Mbretëreshës, Alice of Battenberg, do e marrë vajza e saj, princeshës Anne.