Ellen Page deklaron se është trans

Ellen Page, e njohur më parë si aktore sapo ka deklaruar se është trans dhe emri i tij është Elliot. ”Ndihem me fat që po shkruaj këtë. Që kam arritur në këtë moment të jetës sime. Ndiej mirënjohje të jashtëzakonshme për njerëzit e pabesueshëm që më kanë mbështetur gjatë këtij udhëtimi. S’mund ta përshkruaj sa e mrekullueshme është që më në fund të dua veten time”,-shkroi në Instagram.

Page pranoi se ka pasur frikë për të dalë si trans duke marrë parasysh urrejtjen, talljet dhe dhunën ndaj njerëzve si ai. ”Më pëlqen që jam trans. Sa më shumë e mbaj afër veten dhe përqafoj plotësisht atë çfarë jam, aq më shumë ëndërroj dhe aq më shumë rritet zemra ime dhe aq më shumë unë lulëzoj”,-tha më tej.

Ndër të tjera, Elliot kërkoi durim, sepse udhëtimi është real, por delikat dhe i brishtë. ”Për të gjithë njerëzit trans që përballen me ngacmin, urrejtje ndaj vetes, abuzim dhe kërcënim me dhunë çdo ditë: Unë ju shoh, ju dua dhe do të bëj gjithçka për ta ndryshuar këtë botë për mirë”.

SHKARKO APP