Elona Duro shpërthen rrjetet sociale! Moderatorja shumë pranë drejtimit te emisionit popullor “Përputhen” nga sondazhet online

Elona Duro, më popullorja në sondazhet online për “Përputhen”, ka marrë një numër rekord votash dhe like në rrjetet sociale.

Diten e sotme, disa media dhe portale të rëndësishme kanë hapur një garë për të përcaktuar se kush, sipas vlerësimit të shikuesve të televizionit më të madh në Shqipëri e në Rajon, Top Channel, duhet të drejtojë emisionin shumë të ndjekur “Përputhen”. Nga këto sondazhe duket bindshem se mbi 80% e atyre që morën pjesë në këto votime online, e dhanë votën për moderatoren e njohur Elona Duro.

Elona Duro e ka drejtuar për pak kohë këtë emision, duke korrur shumë sukses dhe mesazhe pozitive, duke zëvendësuar disa herë ish drejtuesen e këtij emisioni Bora Zemani.

Një mbështetje e madhe, e pa precedent në boten e televizionit (pasi përherë ka smirë) ka ardhur edhe nga kolegët e Elones të cilët sot kanë shprehur haptazi mbështjen për Elona Duron në këtë garë për drejtimin e emisionit “Përputhen” duke nënvizuar kështu aftesitë e rralla dhe unike te moderatores Duro në përgatitjen dhe drejtimin e emisioneve televizive dhe radiofonike.

Natyrisht që vendimin e marrin drejtuesit e Top Channel, e këtij televizioni te të gjithë shqiptarëve.

Elona Duro, sipas rrjeteve sociale, është një yll televiziv në ngjitje.

SHKARKO APP