Elvana flet për harmoninë fetare shqiptare
E njohur për hitet e saja në muzikë, Elvana Gjata i ka kushtuar vëmendje edhe angazhimit të krerëve fetarë në Shqipëri.
Ngjashëm sikur e gjithë bota që u mahnit me udhëheqësit fetarë shqiptarë në Paris, edhe këngëtarja ka shprehur lëvdata për ta.
“Një nga gjërat që ia dua më shumë vendit tim, është pikërisht harmonia dhe paqja fetare!”, ka shkruar këngëtarja në Facebook.
Ajo ka shtuar se shqiptarët dhanë një mesazh të fortë për të gjithë botën.