Elvana Gjata prezanton nënën, i uron ditëlindjen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata ka hezituar gjithmonë të prezantojë familjen e saj, por nga dita e mërkurë duket se ndryshuar, pasi këngëtarja i ka uruar nënës së saj ditëlindjen në mënyrë publike me një postim në rrjetin social në Instagram. “E shtrenjta ime, gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Elvana në rrjetin social, ku shihet nëna e saj duke puthur të bijën. Duket se Elvana gjithmonë gjen kohë për familjen, pavarësisht angazhimeve të shumta që ka, sidomos tani në stinën e verës, ku koncertet dhe pjesëmarrja e saj janë të shumta në numër.

SHKARKO APP