Elvana Gjata rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe të varfër, reagimi i nënës së saj do ju shkrijë së qeshuri
Elvana Gjata është një nga këngëtaret shqiptare, e cila ka nisur të zhvillojë karrierën e saj jashtë kufijve ku solli hitin ‘Forever is over’ në bashkëpunim me producentin e huaj.
Pas një mungese të gjatë, ajo u rikthye në Shqipëri për të sjellë një minialbum me gjashtë këngë për publikun shqiptar.
E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, ajo rrëfeu një rast ku ka dhënë një intervistë për fëmijërinë e vështirë që ka kaluar, ku reagimi i nënës shkaktoi të qeshura të mëdha.
‘Kam dhënë një intervistë para shumë vitesh dhe flisja për fëmijërinë time të vështirë dhe për gjendjen ekonomike të familjes, e cila nuk ishte ndonjë gjë kushedi cfarë, e varfër si gjithë shqiptarët. Cdo fundjavë pulë me patate. Na vinin në fundjavë mysafirët, tezet, hallat ose miqtë e babit, shumë bukur. Unë, nga qejfi që piqej pula shkoja nga kuzhina dhe bëja kot sikur bëja ndonjë punë dhe shifja pulën në tavolinë e më shkonte goja lëng. Më pyesnin këta miqtë se e shikonin që vija vërdallë 2-3 herë aty, o Elvana po hajde ha pulë. Mami kthehej nga unë, qyqe po Elvana ka ngrënë, ka gjithë ditë, cfarë do hajë më, boll ka ngrënë.
O Elvana ke ngrënë ti? Kam ngrënë, nuk dua. Po vdisja për bukë. Këtë histori e tregoj, shkoj në shtëpi dhe mami si me turinj. Mami cfarë ke? Ja lexova atë që kishe thënë ti te revista, atë intervistën tënde. Cfarë s’të pëlqeu? Po na nxorre fukarenj fare, avash mi avash ti. Po pse mi mami të varfër kemi qenë si gjithë shqiptarët. Mami kthehet, si mi paske qenë e varfër ti? Ti në frigorifer djathë ke pas, qumësht ke pas, kos ke pas, cfarë do më shumë ti?”, tha Elvana.