Elvana Gjata zbulon incidentin që i ndodhi në skenë, desh u rrëzua mes turmës

Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, ka zbuluar përmes postimeve në “Instagram” se ka performuar mbrëmjen e kaluar në Bruksel, ku ka ngritur në këmbë publikun me këngët e zërin e saj.

Teksa ka treguar se sa mirë e kanë pritur, ajo ka zbuluar edhe një incident që i ka ndodhur gjatë perfomancës në skenë.

Teksa i jepte dorën fansave të saj, dikush nga publiku ia kapi dorën këngëtares duke e tërhequr fort. Elvana desh u rrëzua mes turmës, megjithatë arriti ta lironte dorën e saj në kohë teksa vazhdoi sërish me performancën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë moment ajo ka vendosur që ta publikojë në “Instastory”, duke treguar se e ka kaluar duke qeshur këtë situatë. “Iku dora”, shkruan këngëtarja me humor krahas postimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?