Elvana si Drake

Pas një viti mungesë në skenën muzikore dhe të këngëve të reja, Elvana Gjata u rikthye me videon “Njësoj”, e cila është pëlqyer nga fansat e saj. Shifrat e shikueshmërisë në youtube kanë arritur në gjysmë milioni brenda dy ditësh. Por pas bumit, paraqitja e këngëtares dhe detaje nga klipi, duket se kanë ngjallur reagimin e fansave të cilëve nuk i kanë shpëtuar ato që i quajnë kopje.

Elvana Gjata në një pjesë të mirë të këngës “Njësoj” shfaqet me një bluzë të bardhë me bark jashtë e me mëngë të gjata. Thuajse identike, në model e ngjyrë me atë që Rihanna performoi në skenë e Brit Awards në shkurt të këtij viti!

Nga ana tjetër, një tjetër detaj i kopjuar është përfolur për një nga skenat e klipit. Video e para një viti “Hot Line Bling” nga reperi i famshëm Drake, duket se i ka mbetur në mendje realizuesit të videos së Elvanës. Nuk dihet nëse janë të njëjtat shkallë që përdori 29-vjeçari kanadez, por këto të Elvanës ngjajnë shumë me ato origjinalet e Drake.

bcbba763-64e7-4710-ad8f-2e2b2999a35e

Elvana Gjata - Njesoj

SHKARKO APP