Elvana takon Dua Lipën: Një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, dhe kaq modeste! Të gjithë jemi krenarë
Një nga artistet shqiptare që performoi në ”Sunny Hill Festival”, ishte edhe Elvana Gjata. Këngëtarja është takuar me yllin e popit botëror, Dua Lipën. Gjata ka takuar familjen Lipa në Tiranë, ku ka kaluar dhe kohë me ta.
Përmes një postimi në Instagram, Elvana vlerëson shpirtin e bukur të artistes, ku veçon modestinë e saj. Po ashtu Gjata nuk ka ngruar as të shpreh se edhe ndihet krenare për arritjen e Dua Lipës në industrinë muzikore në mbarë botën.
“Kalova një kohë kaq të bukur me ju, Dua Lipa dhe familjen tuaj të mrekullueshme. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, ndërsa vazhdon që të jesh kaq modeste! Të gjithë jemi krenarë për karrierën tënde dhe për gjithçka që ke bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën. Shumë dashuri”, shkruan Elvana.