Elvis Presley, gjithçka që duhet të dini rreth Mbretit!
Nga kërcimi i veçantë, te kura prej “maniaku” për flokët. Jeta jashtë kornizave e artistit amerikan
Me 16 gusht të 1977, ekzaktësisht 40 vjet më parë, Elvis Presley, mbreti i Rockut, gjendet pa ndjenja në shtëpinë e tij të Memphis, Graceland duke lënë në lot miliona fansa. Sot talenti i tij gjenial muzikor, stili i tij i lindur dhe jeta e tij jashtë kornizave vazhdojnë të mahnisin apasionantët e muzikës në të gjithë botën, saqë për 40 vjetorin e vdekjes së tij janë miliona iniciativat organizative të fansave të Mbretit.
A dini gjithcka rreth tij? Ja disa kuriozitete dhe një grafik informacioni nga “Stylight dhe Deezer” për 40 vjetorin e vdekjes së tij.
Një pionier i muzikës
Me gjysmë milionë në playlistën e Deezer që përfshijnë këngët e tij, nuk ka dyshim që Elvis jeton akoma në zemrat e miliona fansave nga e gjithë bota. Pak më shumë se pesëdhjetë? Jo ekzaktësisht! 35% e dëgjuesve janë më pak se 45 vjeç dhe natyrisht nuk kishin lindur akoma kur ylli kishte vdekur. Këngët më të dëgjuara në Deezer janë klasikja Jailhouse Rock e ndjekur nga Suspicious Minds dhe nga Cant help fallig in love. Zëri i tij i pagabueshëm dhe gjurmët historike, por edhe vallëzimi janë bërë shenjë njohjeje për artistin.
A keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për ‘Pelvis’? Kjo lëvizje shkaktoi edhe lëvizjen kur në 1956, ishte për herë të parë live në CBS. Megjithatë qe një nga të parët, në një kohë të shkurtër do të vazhdojë me “Windmill”, ose “helikopter” që imitonte duke rrotulluar krahët dhe “le rubber legs” – “këmbët e gomës” një markë e vërtetë e fabrikës. Këto lëvizje të fytyrës kanë inspiruar artistët e mëdhenj të muzikës që kanë ardhur pas tij si Michael Jackson.
Stili i tij i paharrueshëm
Mes fillimeve të tij, është padyshim ajo që ka pasur për herë të parë në histori, ku i bashkua muzika me imazhin. Një nga karakteristikat e para që mbahen mend nga stili i artistit është pa dyshim portreti i tij tufë.
Pak e dinë që ylli i rockut ishte bjond: për të mbajtur këtë ‘look’ i lyente flokët (përdorte bojën Miss Clairol, 51 D Black Velvet) dhe në fillim tek parukieri kishte filluar t’i bënte me bojë nga këpucët e zeza. Ishte shumë i kujdesshëm në kurimin e tyre: për t’i mabjtur të hidratuara përdorte vitamina dhe vaj. Gjithçka që kishte të bënte me imazhin e tij kishte rëndësi maksimale, për këtë arsye i kushtonte shumë kujdes duke e mbajtur ‘look’-un asnjëherë të përditshmëm. E keni parë këmishën Hawiajane që mbretëroi gjatë viteve ’90 dhe që ka bërë kthimin e tij në pasarelat e Balenciaga për verën e kaluar? Mes të parëve që e ka veshur ka qenë mbreti i filmit Blue Hawai, në vitin 1961. Një ‘look’ kështu sportiv la hapësirë, gjatë fundit të viteve 60, në vendime më të matura në lëkurë, të prarura dhe të qëndisur. Një nga skenat e tij më historike është ajo që veshi në 1973, në ‘show’-n “Aloha from Hawaii” shikuar nga më shumë se një miljard njerëz nga e gjithë bota.
Kostumi i bardhë që kishte veshur, i mbuluar nga një shqipnjë amerikane patriotike, kishte një vlerë 65.000 dollarë. Elvisit i pëlqenin edhe stolitë e arit dhe mbante gjithmonë një gjerdan që i përkiste gjyshes së tij me simbolin hebre, “Chai”. Nuk ishte besimtar, por deklaronte që më mirë ta mbash “sesa të shkosh në parajsë për një terminologji”.
Një jetë e vendosur jashtë kornizave
Elvis gjithmonë ka qenë shumë i lidhur me Memphis, qyteti në të cilin filloi rritja eksponenciale e suksesit të tij dhe Las Vegas, ku karriera e tij pati kulmin. Në pronat e tij në Graceland, 23 dhoma dhe një grup kompleks në një sipërfaqe mbi 5.5 hektarë, Elvis ka jetuar një jetë jashtë kornizave. Sot Graceland është një shtëpi muze me rreth 700.000 mijë vizitorë në vit (shtëpia e dytë më e vizitur në Amerikë, sigurisht pas Shtëpisë së Bardhë). Mes vizitorëve VIP kanë qenë edhe disa njerëz të famshëm nga shtëpia mbretërore dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara (G.Bush shkoi gjatë një vizite zyrtare të kryeministrit të Japonisë).
Kadillakët ishin pasioni i Elvis, që i seleksiononte: blerja e parë ishte një Fleetwood Series 1954 i kuq. Por makinat nuk ishin pasioni i vetëm i tij. Elvis njihej për marrëdhënie të shumta dashurie, por u martua me të fejuarën e jetës së tij, Priscilla Presley në Las Vegas në 1967 duke i ofruar si dhuratë një unazë diamanti 3 karat e gjysëm dhe rrethuar dhe nga diamante të tjerë të nënshkruara nga bizhuteritë në Memphis, Harry Levitch.
Çifti përdori avionin privat të Frank Sinatrës, duke i hapur rrugë traditës së martesave në Las vegas të celebruar nga “Elvis” në kapele. Një lidhje, kjo e mbretit të Las Vegas që reflektohet edhe në numrin e shfaqjeve në qytetin e Nevadës. Janë të shumtë njerëzit që kanë parë daljen e tij në këtë qytet (për herë të parë në 1956) më shumë se në gjithë pjesën tjetër të botës.
Elvis në 2017: një trashëgimi që nuk vdes kurrë
Edhe pas vdekjes që ndodhi në 1977, Elvis Presley ka mbetur për të gjithë Mbreti i Rockut. 40 vjet pas vdekjes së tij, sipas të dhënave në Deezer, kombet në të cilat Elvis është dëgjuar më shumë janë Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar (në Glasgow, si qyteti i parë anglez). Ndërkohë ajo që dihet është se vetëm një vit më parë, kitara e tij e parë dhuruar babait në 1969, është shitur në ankand për 334.000 dollarë.