Emily Ratajkowski, “topless” për të kundërshtuar Trump
Jo pak emra të njohura ka nga bota e showbizit, që kanë kundërshtuar herë pas here vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump. Këngëtarja Rihanna ka reaguar ashpër kundrejt tij në fillim të këtij viti, ku nuk ka hezituar ta quajë “derr”. Së fundmi, edhe modelja e njohur Emily Ratajkowski ka shprehur një qëndrim të kundërt ndaj Trumpit, lidhur me vendimin e fundit të tij. Reagimi vjen kundër vendimit të fundit të presidentit të ri amerikan për kontrollin e lindjeve. E për këtë gjë, Ratajkowski ka publikuar një fotografi “topless” në Instagram, nën sloganin “trupi im, zgjedhja ime”. “E drejta e gruas për kontrollin e lindjes nuk duhet të bazohet në të ardhurat e saj. Kontrolli i lindjes është kujdes shëndetësor, kujdesi shëndetësor është një e drejtë civile”, ka shkruar 26-vjeçarja, duke shfryrë mllefin e saj ndaj administratës Trump.