Emina: Nuk jam një mama e përsosur

Të jesh nënë e dy fëmijëve, e dinë vetëm ato që ngrysen e gdhihen çdo ditë me të njëjtin mendim: Të jem një super mami! Lart e poshtë dëgjojmë që nënat e thonë se janë. Sa më të përsosura ato, aq më të lumtur fëmijët.

Por ka mama edhe si Emina, që mbrëmë hëngri një darkë vetëm me vajzat e saj, pa babin dhe shkroi ca rreshta për mamat e tjera, janë në fund të fundit, tregon përditshmëri i një gruaje që është mama.

“Nuk jam një mama e përsosur. Çdo ditë ka sfidat e saj, e disa ditë më shumë se të tjerat. E kam ushqyer Mian me gji për 4 muaj dhe kur e ndërpreva, kuptova se kjo ishte lidhja ime më e fortë me të sepse nuk i dhashë asaj vëmendjen që i dhashë Ellas kur ishte në këtë moshë. Kështu, jam munduar të përfshij Ellan në gjërat që bëj me Mian dhe këtë të fundit në gjërat që bëj me Ella-n. Nuk është e lehtë. Ella është një fëmijë shumë kërkues, por i lë asaj të kuptojë se mami do t’iu kushtojë kohë mjaftueshëm. Mbrëmja e kaluar ishte nata e parë që ne darkuam bashkë të treja, mungonte babi. E lashë Ellan të lirë të përziente orizin e saj me çdo gjë tjetër dhe hey… e hëngri. Unë do të përpiqem ta bëj këtë model çdo natë. Mos ushtroni asnjë presion mbi veten, bëni atë që mundeni dhe kështu do të vazhdojmë të mësojmë”, shkruan Emina.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.instagram.com/p/Bp-A1EJn–R/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?