Eminem padit Partinë qeverisëse të Zelandës së Re

Reperi amerikan thotë se kënga e përdorur në 2014 nga Partia Kombëtare, ishte një version i palicensuar i ‘Lose Yourself’, një nga hitet e tij më të mëdha.

Eminem ka hedhur partinë qeverisëse të Zelandës së Re në gjykatë, për një këngë të tij e cila është përdorur gjatë fushatës.
Reperi amerikan thotë se kënga e përdorur në 2014 nga Partia Kombëtare, ishte një version i palicensuar i ‘Lose Yourself’, një nga hitet e tij më të mëdha.
Por avokatët e partisë thonë se nuk ishte kënga ‘Lose Yourself’ ajo që u përdor në fushatë, por muzikë e ngjashme me atë të Eminemit të cilën e blenë nga një dyqan muzikor, transmeton kp. Çështja filloi të hënën, me dy këngë që luajtën në gjykatë.
Një avokat i ‘Eight Mile Style’ – grup që përfaqëson artistin , tha se “Lose Yourself” ishte “portreti” dhe “pa dyshim xhevahiri në kurorën e veprës muzikore të Eminem”./KultPlus.com

SHKARKO APP