Eminem sulmon Trump: Kamikaz
Reperi me famë botërore Eminem ka bërë një këngë kundër presidentit të Amerikës Donald Trump. Në këngën e titulluar “The Storm”, që u transmetua në BET Hip Hop Awards mbrëmjen e së martës ai i referohet Trump “si një racist dhe kamikaz që mund të shkaktojë holokaust bërthamor”. Reperi edhe në vitin 2016 me këngën “Campaign Speech” dhe në Big Sean me “No Favors” ka sulmuar Trump dhe ka kritikuar përkrahësit e tij, por këtë herë mori një hap më tej me fansat e tij. Ai u ka kërkuar atyre të bëjnë një zgjedhje të mbështesin presidentin, ose të jenë përkrah tij.