Emiratet e Bashkuara Arabe së shpejti me një mal artifical

Emiratet e Bashkuara Arabe po shikojnë mundësinë të ndërtojnë një mal për të shtuar sasinë e reshjeve në vendin më të thatë në botë.

Prej disa dekadash vendi është goditur nga një valë e lartë temperaturash, gjë e cila ka çuar në tharjen e lumenjve, tharjen e prodhimeve dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve. Studimi me një vlerë prej 400 mijë stërlinash i bërë nga shkencëtari Roelof Bruintjes i National Center for Atmosfpheric Research ka rezultuar që duhet ndërtuar një mal artificial i cili mund të ndihmojë në shtimin e reshjeve.

Ata thonë se malet rrisin forcën e ajrit, krijojnë re që mund të modifikohen, për të ndryshuar sasinë e reshjeve.

Bruintjes e shikon zgjidhjen për ndërtimin e një mali si e vetmja mundësi për të përmirsuar gjëndjen por e pranon që ndërtimi i tij do i kushtojë shumë Emiratëve të Bashkuara Arabe.

“Nëse projekti është shumë i shtrenjtë për qeverinë, logjikisht nuk do të zbatohet, por kjo u jep atyre një ide të alternativave për një të ardhme afatgjatë”, ka thënë shkencëtari.

SHKARKO APP