Emisionet që ndërruan disa herë prezantues, fiks si ”mbreti gratë”
Spektakli i humorit “Portokalli”, i cili që në daljen e tij të parë në 2004- n dhe ende sot vazhdon të transmetohet të dielën. Ndonëse ditës i ka qëndruar besnik, prezantuesve mesa duket jo. Të shumta kanë qenë dyshet e treshet që kanë prezantuar spektaklin. Fillimisht nisi me Agron Llakajn dhe Ornela Bregun, e cila një sezon më pas u zëvendësua nga Ami. Në 2006-ën dy moderatorëve do t’ju bashkohej dhe Xhemi Shehu. Pas tyre spektakli do i lihej në dorë Salsano Rrapit dhe Eneda Tarifës, ku në 2015- ën u rikthye dhe u bashkua me ta sërish Xhemi. Që prej 2016- ës spektakli moderohet nga Xhemi dhe Salsano.
”Pasdite në Top Channel”
Nëse na duhet të mendojmë një imazh të vetëm të “Pasdite në Top Channel” na vijnë në mendje gjithë prezantueset që qenë pjesë e këtij emisioni tekanjoz. Si fillim hapja u bë nga Arbana Osmani, por pa u mbyllur ende sezoni erdhi Genta Popa e më pas Lira Burgija. Nuk zgjati shumë dhe vendin e saj e mori Ulpiana Lame dhe sapo menduam se më në fund u gjet e duhura, 2 vitet me Ulpjanën morën fund dhe emisionin e prezantoi Kozeta Turishta. Pa mbaruar ende sezoni dhe ja një tjetër figurë e re: Jonida Shehu. Që prej 2015- ës dhe deri pak kohë më parë ishte Shehu ajo që e prezantonte emisionin, por pas vënies së një gjobe 1.500 euro nga Top Channeli, moderatorja vendosi thjesht të largohej pa paguar. Vendin e saj momentalisht e ka zënë gazetarja Juli Krisafi.
”Dancing with the stars”
Në sezonin e parë regjizorja e spektaklit ishte Vera Grabocka, dhe meqë ku është Vera është dhe Alketa, kjo e fundit ishte prezantuesja e spektaklit. Pas saj erdhën bashkëprezantuesit Ermal-Ami, të cilët i kishin detyrat e ndara: Ami në skenë me publikun, Ermali pas kuintave me të famshmit. Zgjati një sezon dhe të rradhës e zuri Jonida Maliqi dhe Armina Mevlani, për t’u rikthyer sërish Ami por me një tjetër partner, Drini Zeqon. Drini u largua por Ami jo, prapaskena iu besua Rudi Hizmos dhe Mateo Çelës. Për të mos folur pastaj për anëtarët e jurisë, aq të shumtë.
”Fiks Fare”
Emisioni i parë investigativ nisi të transmetohej për herë të parë në 2002-in. Ishim mësuar kaq shumë me dyshen Saimir-Doktor sa nuk e mendonim dot Fiksin pa ata. Pas më shumë se 10 vitesh, Saimir Kodra largohet për të vazhduar me planet e tij të reja në “Agon Channel”. Doktori do ta kalonte “dhimbjen” e ndarjes dhe shumë shpejt do ta shihnim duke prezantuar përkrah Fiori Dardhës. Dyshen e shihnim shpesh të kombinohej me Albana Osamanin apo Koço Devolen. Por as kjo formulë duket se nuk mjaftoi, dy aktorët e rubrikës “Pa limit”, Dorian Ramaliu dhe Devis Muka u bënë moderatorët e rinj të emisionit. Nëse do t’ju bashkohen edhe ata listës së të larguarve, kjo duhet parë.
/Anabel/