Emocion i pastër, publikohet videoklipi i ”Nan”. Kënga e Alis pretedente për Eurovisionin
Është publikuar zyrtarisht videoklipi i këngës ”Nan”, me të cilën këngëtarja shqiptare Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e këtij viti të Eurovision Song Contest. Projekti muzikor vjen me një videoklip emocional dhe artistik, që thekson lidhjen e fortë mes nënës dhe fëmijës, një temë që prek thellë kulturën dhe ndjenjat familjare shqiptare.
Kënga “Nan” është një baladë moderne me elemente etnike, ku vokali i fuqishëm i Alis shoqërohet nga një orkestracion i ndjerë dhe një tekst që i kushtohet sakrificës dhe dashurisë së nënës. Videoklipi paraqet skena simbolike dhe momente intime familjare, duke e bërë mesazhin e këngës edhe më të fuqishëm.
Publikimi i videoklipit vjen si pjesë e përgatitjeve për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision 2026, ku Alis synon të fitojë zemrat e publikut europian me një interpretim të ndjerë dhe autentik.

KOHA JONË SONDAZH

